‘22 vjet 'Masakra e Reçakut’/ Ish ministri Bushati: Rasti më mizor nga forcat serbe ndaj shqiptarëve

‘22 vjet 'Masakra e Reçakut’/ Ish ministri Bushati: Rasti më mizor nga forcat serbe ndaj shqiptarëve

16:58, 15/01/2021

Ish ministri i Jashtëm i PS-së Ditmir Bushati ka kujtuar 22 vjetorin e masakrës së Reçakut, një prej rasteve më mizore nga forcat serbe ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare.

‘Kjo zgjoi ndërgjegjjen e komunitetit ndërkombëtar dhe solli ndërhyrjen vendimtare të NATO-s që i dha fund spastrimit etnik dhe katastrofës humanitare në Kosovë’, shkruan Bushati në Facebook.

Sipas Bushatit, 22 vite më pas, Serbia ende nuk e ka gjetur forcën për të dënuar krimet e kryera dhe për t’u distancuar prej tyre.

Postimi i plotë i Ditmir Bushatit:

22 vjet më parë në #Reçak u organizua një prej masakrave më mizore nga forcat serbe ndaj popullsisë së pafajshme. Kjo zgjoi ndërgjegjjen e komunitetit ndërkombëtar dhe solli ndërhyrjen vendimtare të NATO-s që i dha fund spastrimit etnik dhe katastrofës humanitare në #Kosovë. 22 vite më pas, #Serbia ende nuk e ka gjetur forcën për të dënuar krimet e kryera dhe për t’u distancuar prej tyre. Çdo mohim i krimeve të kryera apo tendenca për rishkrimin e historisë minon të ardhmen e përbashkët europiane të popujve të Ballkanit Perëndimor. #MosHarro #KurrëMë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco