Frigoriferët minus 86 gradë mbërrijnë në Kosovë, por ja kur vijnë vaksinat e para

Frigoriferët minus 86 gradë mbërrijnë në Kosovë, por ja kur vijnë vaksinat e para

18:31, 15/01/2021

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se në Kosovë kanë mnbërritur frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti-covid, shkruan Syri.net Kosova.

"Qytetarë të vendit tim, profesionistë shëndetësorë, partnerë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë në luftimin e pandemisë Covid-19,
Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti Covid, të siguruar nga Ministria e Shëndetësisë që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në - 86 gradë", ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ai ka shtuar më tej se Kosova është gati për pranimin e vaksinës.

"Në MSh dhe IKShKP janë marrë të gjitha masat dhe jemi përgatitur për vaksinim. Vaksina po vjen!", ka shkruar Zemaj.

Megjithatë sipas burimeve që posedon Syri.net Kosova, vaksinat amerikane pritet të vijnë së shpejti më së largu në fillim të muajit shkurt.

Por gjithnjë sipas këtyre burimeve, shume e vaksinave të para do të jetë bukur e vogël dhe kryesisht do të vaksinohen personeli shëndetësor por edhe kategoritë tjera që janë më të rrezikuara.

Megjithatë kompania 'Pfitzer' ka jep lajmin e keq, e cila ka njoftuar se ka kufizuar aktualisht shpërndarjen në Evropë të vaksinave për shkak të kapaciteteve./Syri.net Kosova

Postimi i plotë i Zemajt:

Posted by Armend Zemaj on Friday, January 15, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco