Gastronomia e pakënaqur me masat e reja, kërkon zgjatjen e orarit deri në 23:00

Gastronomia e pakënaqur me masat e reja, kërkon zgjatjen e orarit deri në 23:00

17:55, 15/01/2021

Qeveria e Kosovës ka votuar të premten rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave antiCOVID.

Lidhur me këtë, ka reaguar Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, kjo shoqatë i ka cilësuar këto masa si të dizajnuara për qëllime politike, më shumë sesa për shëndetin publik e ekonomik.

Ata kërkuar zgjatjen e orarit të punës deri në ora 23:00.

“Gastronomia në komunat e kategorizuara me ngjyrë të gjelbërt dhe verdhë nga sot mund të funksionojnë deri në ora 22:00, ndërsa komunat e kategorizuara me ngjyrë të kuqe mund të funksionojnë deri në ora 21:00. Ky orar për gastronominë është i pamjaftueshëm dhe i papranueshëm. Gjendja jonë është më tepër se shqetësuese, dhe për ne në këto rrethana do të duhej të lejoheshim të funksionojmë deri në ora 23:00 në tërë vendin”, thuhet në reagim.

Tutje, në reagim thuhet se ky orar për gastronominë është i pamjaftueshëm dhe i papranueshëm.

“Para pak orësh u njoftuam me masat e reja sa i përket menaxhimit të pandemisë Covid-19. Këto masa janë në kundërshtim me kërkesat tona, dhe veçanërisht me menaxhimin e mirëfilltë të pandemisë Covid-19. Këto masa më shumë janë të dizajnuara për qëllime politike, sesa për shëndetin publik, e aq më pak për atë ekonomik. Tashmë është ideuar edhe realizimi i fushatave parazgjedhore nga ky vendim, nga i cili, lejohen deri në 30 persona në hapësira të mbyllura, të cilat ironikisht janë sallat e dasmave (që ndalohen të funksionojnë për qëllime afariste), ndërsa deri në 50 persona në sheshe publike, parqe, etj”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, gjendja është më tepër se shqetësuese dhe se për këtë, orari i funksionimit do të duhej të lejohej deri në ora 23:00 në tërë vendin.

Shoqata e Gastronomëve, vendimin e qeverisë e ka cilësuar si aplikim i standardeve të dyfishta, për siç thonë ata, këto veprime janë në kundërshtim me nenin 3 të Kushtetutës së Kosovës.

“Zhvillimet e fundit në vend, shpërfaqin aplikimin e standardeve të dyfishta nga ana e shtetit, të cilët deri dje na thanë se duhet të qëndrojmë në shtëpi pas orës 20:00, që të mbrohemi nga pandemia, dhe pas kësaj ore, na ftuan nëpër tubimet dhe organizimet parazgjedhore për qëllime elektorale, duke mos i zbatuar rregullat e vendosura nga vetë ata! Këto veprime janë në kundërshtim me nenin 3 të Kushtetutës së Kosovës, përkatësisht [Barazia para Ligjit]. Para ligjit dhe kushtetutës jemi të gjithë të barabartë. Mirëpo tek ne, ka përjashtime! JO, standardeve të dyfishta!”, përfundon reagimi i Shoqatës së Gastronomëve.

Sipas vendimit të qeverisë, për zonat të cilat janë me rrezik të mesëm do të zgjatet orari i punës së gastronomisë dhe qendrave tregtare nga ora 05:00 deri në orën 22:00. Pas kësaj ore do lejohet shërbimi “merr me vete”.

Në këtë zonë operatorët ekonomik do lejohen të punojnë nga ora 05:00-22:00. Në të njëjtën periudhë lejohen të punojnë edhe qendrat e tregtare.

Gastronomia dhe hoteleria lejohen të punojnë në po këtë orar teksa pas orës 22:00 ato lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me veti”.

Me masat e reja janë lejuar edhe aktivitetet sportive në hapësira më hapura dhe të mbyllura. E komunat që janë në rrezik të lartë, pra në zonën e kuqe, iu lejohet operatorëve ekomomik të punojnë deri në orën 21:00.

Ndërsa ndalohet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 21:30 deri në orën 05:00. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco