Walker për herë të parë mungon në përkujtimin e Masakrës së Reçakut

Walker për herë të parë mungon në përkujtimin e Masakrës së Reçakut

17:10, 15/01/2021

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka telefonuar ambasadorin William Walker në 22 vjetorin e shënimit të Masakrës së Reçakut, i cili për herë të parë nuk ishte i pranishëm në Reçak për shkak të pandemisë.

Ai tha se Walker iu dërgoi mesazhe kosovarëve dhe se tha që është me zemër në Kosovë.

“Për herë të parë në 22 vjetorin e shënimit të masakrës së Reçakut, nuk ishte mes nesh ambasadori William Walker. Për shkak të pandemisë dhe pamundësisë së udhëtimit, ai na dërgoi mesazhet nga zemra se është me ne sot dhe përherë, që kur alarmoi botën për krimet serbe. Sot, zhvillova një bisedë telefonike me të, për t’i shprehur respektin tim, të PDK-së dhe popullit të Kosovës për ndihmën përcaktuese që ai ka dhënë për Kosovën. Rec?aku është dhimbja dhe kujtesa e jonë kolektive. Lavdi martirëve! Mirënjohje ambasadorit Walker”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco