Ish-drejtoresha e Ramiz Lladrovcit ka filluar të nxjerrë sekrete: Kështu i shantazhon kryetari drejtorët e komunës

Ish-drejtoresha e Ramiz Lladrovcit ka filluar të nxjerrë sekrete: Kështu i shantazhon kryetari drejtorët e komunës

11:54, 15/12/2020

Aurora Berisha ka qenë drejtoreshë e Inspeksionit në Komunën e Drenasit, e cila u largua nga detyra e saj, me 31 tetor 2019.

Sipas një statusi të bërë në rrjetet sociale, ajo tha se largimi i saj nga pozita, ka ndodhur pa asnjë arsye.

Ndonëse ajo e vizitoi kryetarin Ramiz Lladrovci më pas, ai e quajti Berishën si “ish drejtoresha e hekurt”.

Mirëpo, së fundmi, është zbuluar një bisedë e Aurorës, e cila i tregonte një bashkëbiseduesi/e për formën se si funksionojnë gjërat në këtë komunë, shkruan Syri Kosova.

Në bisedë, shihet se Berisha tha se Lladrovci po e shantazhon drejtoreshën e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Lumnie Krapin, e cila sipas Aurorës ka një shtëpi në pronë publike, pra, të ndërtuar pa leje, madje, edhe për një lokal të vëllait të Krapit, lokal ky që është e ndërtuar ilegalisht.

Berisha theksoi se kryetari edhe po e kërcenon drejtoreshën.

Image

Lumnije Krapi-Drejtoreshë e Shërbimeve Publike dhe Emergjente në Drenas

“Tani këtë Krapin, e kërcenon për shpi që ka pas problem burri i saj. Boll punon e ngrata, mytet. Kete t administrates, diçka një lokal vllau i saj e ka pas në rrugë, ta hejki prej pune kta, ta boj kshtu, ta rrzoj, ta denoj, etj etj” thuhet në bisedën e Berishës.

Bisedat e saj janë shpërndarë nga një qytetar i Komoranit A.M.

Nga ana tjetër, ndonëse ka ditë që ky skandal ka plasur, nga ana e Komunës së Drenasit nuk ka pasur asnjë reagim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco