Takimi botëror i Partive të Djathta/ Mediu: Kënaqësi të isha në takimin ku folës kryesor ishte Mike Pompeo

Takimi botëror i Partive të Djathta/ Mediu: Kënaqësi të isha në takimin ku folës kryesor ishte Mike Pompeo

16:43, 10/12/2020

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka qenë pjesëmarrës në Konferencën e Unionit Demokratik Europian, ku folës kryesor ka qenë Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Ku temë e kësaj konference ka qenë ‘Kina, marrëdhëniet në lindjen e mesme, roli i Amerikës në politikën globale’

‘Kënaqësi të marr pjesë në konferencën e Unionit Demokratik Europian: 7-11 Dhjetor.

Sot folës kryesor Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, moderuar nga Presidenti i IDU Stephen Harper ish Kryeministër i Kanadasë.

Tema” Kina, marrëdhëniet në lindjen e mesme, roli i Amerikës në politikën Globale”

Në këtë takim mendime e qëndrime nga Kryeministrat te qeverive të djathta në Austri, Norvegji, Australi”, Ministra nga Gjermania, Zelanda e Re etj.

IDU është unioni botëror i partive të djathta, ku bëjnë pjesë EPP, ECR, Republikanët Amerikan, Konservatorët Britanikë, Kanadezë etj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco