Vrasja e Klodianit brenda 3 minutash/ Fillimisht kërkoi përforcime, pastaj polici kërkoi ambulancën

Vrasja e Klodianit brenda 3 minutash/ Fillimisht kërkoi përforcime, pastaj polici kërkoi ambulancën

16:46, 10/12/2020

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e vrasjes së të riut Klodian Rasha nga polici i ‘Shqiponjave’ Nevaldo Hadëraj.

Mësohet se polici Hadëraj në orën 01:09 minuta ka kërkuar përforcime pasi ishte në ndjekje të një personi.

Veç 3 minuta më vonë, ai ka kërkuar një ambulancë në vendngjarje, duke mos e specifikuar arsyen e kërkesës.

5 minuta më vonë është raportuar se polici kishte përdorur pistoletën e tij.

‘Njoftimi në sallë operative është dhënë në orën 01:09 minuta të dt. 8 dhjetor, patrulla ka njoftuar se po ndiqte një person, ndërsa 3 minuta më pas kanë kërkuar ambulancën, po pa dhënë arsye pse e kërkojnë.

Në 01.14 minuta, është njoftuar në sallë përdorimi i armës së zjarrit nga punonjësi i policisë. 25-vjeçari është çuar në spital dhe mjekët kanë thënë se personi është i pajetë.

Në 01:23, 25 vjeçari është shpallur i vdekur’, shkruan BW.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco