KQZ hap dyert për studentët e ekselencës

KQZ hap dyert për studentët e ekselencës

16:26, 10/12/2020

Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr. 69/2020 ka miratuar organikën e punonjësve të përkohshëm që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve punëson për përgatitjen e procesit zgjedhor të datës 25 prill 2021.

KQZ në zbatim të këtij vendimi ka publikuar njoftimin për rekrutimin e personelit të përkohshëm. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me qëllim krijimin e eksperiencave të përshtatshme të punës dhe zhvillimin e karrierës në administratën publike shqiptare të studentëve të ekselencës do të rekrutojë 15 studentë, që kanë kryer studimet universitare me rezultate të larta. Do të përzgjidhen 3 studentë ekselentë në shkencat juridike, 3 në shkencat ekonomike, 4 në shkencat e teknologjisë së informacionit dhe 5 në shkencat e komunikimit dhe gjuhësisë.

Për shkak të situatës së pandemisë në vendin tonë, aplikimet do të bëhen përmes shërbimit postar dhe online në faqen zyrtare të KQZ-së.

Mënyra e aplikimit për dorëzimin e dokumentacionin do të jetë:

Pranë institucionit të KQZ-së, në adresën: Rruga ‘Ibrahim Rugova’, Nr.04, Tiranë.

Me anë të postës zyrtare në adresën: Rruga ‘Ibrahim Rugova’, Nr.04, Tiranë.

Online, në faqen zyrtare elektronike të KQZ-së, në linkun: Apliko

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco