PD, Alibeaj: Asnjë fjalim propagande nuk e shpëton Edi Ramën

PD, Alibeaj: Asnjë fjalim propagande nuk e shpëton Edi Ramën

16:13, 10/12/2020

Partia Demokratike me anë të ish-deputetit Enkelejd Alibeja shprehet se Rama sonte do të dalë për shfaqjen e radhës së propagandës, për ti ikur përgjegjësisë.

‘Shqiptarët e dinë mirë që është Edi Rama  frymëzuesi i dhunës, i arrogancës dhe i urrejtjes’, tha Alibeaj.

Deklaratë e ish-deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj:

Pasi mbaroi pazaret në New York, Edi Rama paralajmëroi se sot do na shfaqet në TV për shfaqjen e propagandës së radhës, siç bën gjithmonë për t’i ikur përgjegjësisë.

Për 3 ditë me radhë, nga New York ku kaloi pushimet, nuk gjeti kohë për t’i shprehur ngushëllime familjes Rasha për ekzekutimin makabër në derë të shtëpisë së djalit të saj.

Gjatë gjithë këtyre ditëve me urdhër të tij u mundua të manipulojë opinionin publik, duke fshehur të vërtetën.

Kur e pa se nuk ia doli dot, bëri njoftimin se do të mbante fjalim. Jo për vrasjen e Klodianit siç ka ndodhur vërtet, por për vdekjen e tij.

Por shqiptarët e dinë mirë që është Edi Rama  frymëzuesi i dhunës, i arrogancës dhe i urrejtjes.

Asnjë fjalim nuk e justifikon dot Edi Ramën. Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, nuk e shpëton dot nga përgjegjësia.

Pas 7 vitesh dështimesh dhe premtimesh të pambajtura, askush nuk e beson më Edi Ramën.

Koha e tij ka mbaruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco