Në këtë vend dyshohet se 20 autobusë me trupa shqiptarë u dërguan për t’u fshehur

Në këtë vend dyshohet se 20 autobusë me trupa shqiptarë u dërguan për t’u fshehur

12:36, 10/12/2020

Shtavali, fshat i vendosur në komunën e Sjenicës, Serbi, në të cilin dyshohet se janë varrosur 20 autobusë me trupa shqiptarë të vrarë nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë, do jetë destinacioni i radhës për gërmim me qëllim të gjetjes së trupave të zhdukur.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu paralajmëroi se nga pranvera e vitit të ardhshëm do fillojnë gërmimet në fshatin serb, të cilit i është bërë një kontrollim paraprak nga pala kosovare.

“Po pritet të ketë ndërprerje për shkak të motit dhe do të vazhdohet në pranverë. Përndryshe pas Kizhevakut do t’i qasemi Shtavalit të cilin e kemi kontrolluar para dy muajve”, deklaroi Gërxhaliu për Periskopin.

Destinacioni i fundit, Kizhevaku, është vendi ku është identifikuar varri i pestë i gjetur në Serbi që nga rënia e Slobodan Millosheviç më 1999-ën, pak më shumë se një vit pasi bombat e NATO-s e detyruan atë të tërhiqej nga Kosova.

Që nga 2001’ta, eshtrat e më shumë se 900 shqiptarëve të Kosovës janë gjetur në Serbi, megjithatë askush nuk është mbajtur përgjegjës për përpjekje sistematike për të fshehur provat e krimeve të luftës.

Procesi i zhvarrosjes së mbetjeve filloi më 30 nëntor, duke shënuar kulmin e pesë viteve të hulumtimit të përpiktë bazuar në llogaritë e dëshmitarëve dhe imazhet ajrore.

Rreth 1,640 njerëz janë klasifikuar ende si të zhdukur nga lufta e Kosovës, mes tyre më shumë se 1,100 shqiptarë të Kosovës.

Kizhevaku është afër gurores së Rudnicës ku u gjet një varr masiv më 2013’ën që përmbante eshtrat e 52 personave, të gjithë shqiptarë të Kosovës. Në minierën e hapur të këtij vendi, më 2020’ën u gjetën edhe trupa të tjerë të viktimave shqiptare.

Gërmimet për kërkimin e varrezave të tjera masive në pesë lokacione të spikatura nga EULEX’i mund të ndërprehen, si rezultat i motit të ligë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Kreu i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë.

“Po pritet të ketë ndërprerje për shkak të motit dhe do të vazhdohet në pranverë. Përndryshe pas Kizhevakut do t’i qasemi Shtavalit të cilin e kemi kontrolluar para dy muajve”, ka deklaruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco