Paloka publikon FOTON: I riveshi brekët e llamarinës Rama!

Paloka publikon FOTON: I riveshi brekët e llamarinës Rama!

12:06, 10/12/2020

Një ditë më parë, mijëra protestues, të cilët ishin mbledhur pas vrasjes së Klodian Rashës, vërshuan para ambienteve të kryeministrisë, ku nuk munguan as konfrontimet fizike me policinë, ndërkohë që në drejtim të godinës u hodhën sende të forta.

Fill pas reagimeve të ashpra të protestuesve, menjëherë punonjësit e qeverisë morën masa për të siguruar institucionin.

Ish-deputeti i PD, Edi Paloka ka publikuar një foto të punimeve te godina e Kryeministrisë, teksa akuzon shefin e qeverisë Edi Rama se “vijon qejfet në Nju Jork”, ndërsa përgjigja e tij për vrasjen e 25-vjeçarit sipas Palokës është “gazi helmues dhe llamarina në dyert e Kryeministrisë”.

“I riveshi breket e llamarinës Rama! Gazi helmues dhe llamarina në dyert e kryeministrisë është përgjigja e Ramës për vrasjen e një të riu të pafajshëm. Ndërkohë vazhdon qejfet në N.Y”, shkruan Paloka.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco