Studentët kërkojnë largimin e tarifave për këtë vit akademik

Studentët kërkojnë largimin e tarifave për këtë vit akademik

12:06, 10/12/2020

Organizata studentore “Studim, Kritikë, Veprim”, ka mbajtur një aksion para Qeverisë së Kosovës.

Aksioni i e kësaj organizate kishte për qëllim tarifën për Rimëkëmbjen Ekonomike, në të cilën nuk janë të përfshirë studentët.

 

Ata para qeverisë vendosën një pako të zezë për shkak të mos marrjes së përgjegjësisë nga ana e Këshillit Drejtues Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe Qeverisë së Kosovës ku kishin paraqitur 13 kërkesa të tyre, kështu tha studenti i Universitetit të Prishtinës, Dionit Kabashi./Arbresh

 

“Kemi drejtuar 13 kërkesa në Këshillin Drejtues Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Qeverisë së Kosovës. Dhe kemi kërkuar largimin e të gjitha tarifave për shkollim të vitit akademik 2020/2021, si ndihmë e vogël për studentët dhe familjet e tyre për shkak të krizës së madhe ekonomike si pasoj e COVID-19”, ka thënë studenti Kabashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco