Gërxhaliu paralajmëron ndërprerje të gërmimeve për trupat e gjetur në Serbi

Gërxhaliu paralajmëron ndërprerje të gërmimeve për trupat e gjetur në Serbi

11:51, 10/12/2020

Në Kizhevak të Serbisë tash e dy javë po vazhdojnë gërmimet për mbetjet mortore të disa personave që dyshohet të jenë vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, gërmime këto të cilat priten të përmbyllen këtë të premte.

 

Kështu ka konfirmuar Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu i cili tha për Periskopin se destinacioni tjetër për gërmim të varrezave masive do jetë Shtavali. Ndër të tjera, ai ka paralajmëruar edhe për ndërprerje të gërmimeve, si rezultat i motit.

“Po pritet të ketë ndërprerje për shkak të motit dhe do të vazhdohet në pranverë. Përndryshe pas Kizhevakut do t’i qasemi Shtavalit të cilin e kemi kontrolluar para dy muajve”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka thënë se pala serbe po tregohet profesionale ndaj palës kosovare.

“Kjo është java e dytë që po punohet intenzivisht nga ekspertë nga Kosova, si dhe nga ekspertet nga pala serbe, po punohet në mënyrë korrekte dhe profesionale dhe po planifikojmë të premten ta përmbyllim procesin sepse ndoshta janë tërhequr 3 a po ndoshta 4 trupa por që do të shohim kur të na vërtetojë analiza e ADN’së”, ka shtuar tutje Gërxhaliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco