D4D: Legjislatura e shtatë e dobët sa i përket vendimmarrjes, pakënaqësi për gjuhën e përleshjet fizike

D4D: Legjislatura e shtatë e dobët sa i përket vendimmarrjes, pakënaqësi për gjuhën e përleshjet fizike

11:34, 10/12/2020

Demokracia për Zhvillim (D4D) ka mbajtur konferencën “Analizë mbi veprimtarinë e Kuvendit të Kosovës në periudhën 2019-2020”.

Allen Meta, nga D4D, tha se me qëllim sqarimin e rolit të Kuvendit për qytetarët që nga viti i kaluar janë edhe duke monitoruar punë e këtij institucioni.

“Që nga viti 2019 është bërë monitorimi i Kuvendit të Kosovës në bazë të se cilës është bërë matja kualitative e kuantiative e punës së Kuvendit. D4D do të sqaroj sa më shumë rolin e Kuvendit për qytetarët”.

Kurse autori i punimit Albert Krasniqi, ka paraqitur të dhënat duke thënë se legjislatura e tanishme është e dobët sa i përket vendimmarrjes.

Sipas tij, PDK-ja ka qenë opozitë bashkëpunuese, përderisa LVV-ja më shumë opozitë kritikuese.

“Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike vazhdoi për 9 tentime që u votua tek në sesionin vjeshtor e poashtu çështja e dialogut janë prej temave që u diskutuan më së shumti në Kuvend”.

“PDK-ja një opozitë bashkëpunues dhe që ka propozuar edhe amendamente kurse VV-ja më shumë një opozitë kritikuese”.

“Legjislatura e tanishme është e dobët sa i përket vendimmarrjes ndryshe prej legjislaturës së kaluar. Menaxhimi i punës së Kuvendit ka qenë pikë e dobët e legjislaturës së kaluar por që në legjislaturës aktuale qëndron më mirë”.

Ai më tej ka shtuar se në legjislaturat e fundit është rritur numri i Komisioneve hetimore, por që duhet që të paraqiten raportet për punën e bërë.

Krasniqi tha se në Kuvend është përdorur gjuhë joparalentare, madje edhe përleshje, gjë që ka quar në pakënaqësi te qytetarët.

“Janë mbajtur 24 seanca brenda legjislaturave, por që në legjislaturën e tanishme ka pasur më shumë seanca plenare”.

“Legjislatura e kaluara ka mbajtur një numër të madh të seancave të jashtëzakonshme për shkak së kishte çështje që nuk prisnin kohë dhe kjo formë u përdorë si mënyrë”.

“Komisionit hetimore parlamentare kanë filluar të shtohen gjatë këtyre dy legjislaturave. Në legjislaturës e kaluar u dorëzohen raporte nga to kurse kjo legjislaturë duhet të ndjek këtë praktikë”.

“Është përdorur gjuhë joparlamentare në Kuvend. Madje ka pasur edhe përleshje në legjislaturën e kaluar gjë kjo që ka quar në pakënaqësi te qytetarët”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco