Kështu janë veshur femrat në Iran para Revolucionit islamik

Kështu janë veshur femrat në Iran para Revolucionit islamik

13:55, 08/12/2020

Fotografi joshëse të modeleve iraniane të një reviste mode të vitit 1970, tregojnë jetën shumë të ndryshme që ishte para Revolucionit islamik në irna në vitin 1979.

Disa seri të fotografive të marra nga revista dhe katalogje e të postuara nga website BordPanda.com, modelet shihen duke u buzëqeshur kamerave, duke përdredhur flokët e tyre dhe duke shfaqur të zhveshura këmbët, duart e flokët, të cilat sot duhet t’i mbulojnë.Image

Këto fotografi tregojnë një Iran perëndimor dhe tregojnë lirinë e femrave që ishte deri në vitin 1979, ku ndodhi Revolucioni islamik.

Disa dekada para ‘Revolucionit Islamik’ të vitit 1979, Irani ishte udhëhequr nga mbreti Mohammad Reza Pahvali i njohur si Shah’u.

Përveç ndryshimit të ndalesave politike, ai e ndryshoi dukjen e vendit për 180 shkallë, duke adoptuar të jetuarit perëndimorë, që nga moda e veshjes e deri tek sistemi i shkollimit.Image

Në vitet 1960’ta, Shahu filloi programe të cilat përfshinin edhe reformat e tokës, zhvillimin e infrastrukturës tregtare dhe asaj industriale, dhe shkollimin.

Rezultatet ishin evidente gjatë regjimit të tij, një nga to ishte krijimi i lagjes më të madhe në Teheran, e njohur me emrin ‘Valiasr Avenue’ e cila lidhte komplekset Pahlavi, duke përfshirë pallatet dhe shtëpitë luksoze, me stacionin e trenit në qendër të qytetit.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco