Filozofi kosovar 'godet' Jahjagën: Paradite te kirurgu estetik, e pasdite për barazinë gjinore, nuk shkon

Filozofi kosovar 'godet' Jahjagën: Paradite te kirurgu estetik, e pasdite për barazinë gjinore, nuk shkon

13:31, 08/12/2020

Filozofi Blerim Latifi ka hedhur fjalë të rënda në drejtim të Presidentets, Atifete Jahjaga, duke thënë se të flasësh për barazinë gjinore kur një pjesë të ditës e kalon të kirurgu estetik nuk shkon.

Latifi ka shtuar se është e drejtë e saj të bëjë çfarë të dojë me trupin e saj por kjo gjë bie ndesh, prandaj jep edhe sqarime pse mendon kështu

“Problemi është tjetër kund: ndërhyrjet kirurgjike për të zbukuruar fytyrën bijnë në kundërshtim me misionin e avokatisë së barazisë gjinore dhe emancipimit të grave, në përgjithësi. Pse? Sepse, kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste ku femrat vlerësohen për dukjen e tyre, e jo për personalitetin dhe profesionalizmin e tyre. Kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste në të cilën gratë për të avancuar në jetën publike duhet të përdorin strategjitë e joshjes fizike”

Tutje shton kirurgjia estetike e grave është një biznes që reflekton nënshtrimin e tyre ndaj burrave.

“Me fjalë të tjera: kirurgjia estetike e grave është një biznes që reflekton nënshtrimin e tyre ndaj burrave në shoqëri. Pra, nuk mund të shkosh paradite tek kirurgu për ta bërë më të bukur fytyrën dhe pasdite të bësh thirrje për barazinë gjinore dhe emancipimin e grave. Këto dy gjëra janë në kundërshtim me njëra tjetrën”

“ Naomi Ëolf, njëra nga mendimtaret më të rëndësishme të feminizmit e shpjegon shumë mirë këtë në librin e saj  “Miti i Bukurisë: Si Përdoren Imazhet e Bukurisë Kundër Grave”. Barazia gjinore nuk arrihet me kirurgji estetike të fytyrës, por me luftë politike për t’i ndryshuar ligjet e shtetit dhe normat sociale që reflektojnë mentalitetet patriarkale dhe maskiliste” – e përfundon deklarimin e tij Latifi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco