'Rinia sot beson tek Lulzim Basha! Me Bashën dhe PD do të bëjme realitet ëndrrën e dhjetoristëve '90!'

'Rinia sot beson tek Lulzim Basha! Me Bashën dhe PD do të bëjme realitet ëndrrën e dhjetoristëve '90!'

13:18, 08/12/2020

"8 dhjetori shenon kete here dhe 30 vjetorin e levizjes studentore, levizje e cila shenoi kthesen e madhe ne historine e vendit tone, duke rrezuar perden e hekurt te komunizmit dhe duke e nxjerre Shqiperine nga nje izolim total prej 5 dekadash." 

Fjala e Belind Këlliçit, kryetarit të FRPD, në aktivitetin e organizuar nga FRPD me rastin e 30-Vjetorit të lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990.

Por thirrja e studenteve te asaj periudhe “e duam Shqiperine si gjithe Europa”, eshte aktuale sot me shume se kurre.E mesa duket kjo thirrje eshte dhe sprova jone, misioni yne, per ta cuar ne, rinia e vendit dhe studentet, Shqiperine njehere e mire ne destinacionin final, per te plotesuar endrren e Shqiperise Europiane.

Plot 300 studentë nga mbarë Shqipëria dhe jo vetëm, na nderojnë sot ne kete aktivitet, ku kemi pjesëmarres studentë nga Prishtina, Mitrovica, Shkupi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, që i falenderojmë nga zemra. Jemi të pandarë. Jemi gjithmonë bashkë, në të mirë e në të keq.

Por ne sot ne kete mision nuk jemi te vetem, pasi kemi mbeshtetjen e te rinjve europiane, partneret tane, studentet dhe te rinjte e PPE. Ne pamundesi per te qene me ne sot fizikisht per shkak te situates se pandemise, kemi mesazhet nga miqte tane kudo ne Europe.

Nje nder ta eshte dhe Forumi Rinor i EPP. Kryetarja e ketij forumi, mike e cmuar dhe njeheresh Deputete e Parlamentit Europian, Lidia Pereira, nuk mundi te na bashkohej sot per shkak te situates se pandemise, por ajo ka nje mesazh te drejtperdrejte per te gjithe rinine shqiptare.

Siç e degjuat ne Europe, ne kancelari te ndryshme, te gjithe e dine dhe besojne se njeriu qe do e beje realitet endrren per Shqiperine si Europa, eshte pikerisht Lulzim Basha, sepse nje lider gjykohet nga puna dhe bilanci i tij, e jo nga fjalet boshe. Ne sot kremtojme 30 vjetorin e “Levizjes studentore” ne nje moment tejet kritik per vendin.

Varferia, papunesia e pamundesia jane kryefjala e qeverise Rama. Varfëria është armiku numër 1 i demokracisë. Ajo ta heq dinjitetin dhe besimin se e nesërmja është më e mirë. Sot Shqipëria është varfëruar qëllimisht, që shqiptarët të humbin besimin te demokracia.

Ne 7 vite te pushtetit te Edi Rames, Shqiperia eshte refuzuar ne menyre konstante nga BE, per shkak te regresit ne te gjitha fushat. Demokracia sot eshte ne rrezik.

Shteti ligjor nuk funksion me. Krimi dhe korrupsioni ka mberthyer vendin. Natyrisht me te demtuarit ne kete situate, jane te rinjte, jemi ne. Ky shtet nuk ka nevojë për tërmete për të treguar dobësitë e tij. Mjafton një shi që Shqipëria të zhytet thellë e më thellë. Një kryeministër që nuk pret e pastron thonjtë e tij, nuk mund të jetë një burrë shteti. Një kryeministër që fyen studentët dhe i quan lepuj, është veçse një frikacak.

Një politikan që shtyn ditët me batuta filmash që nga 98-a, nuk ofron të ardhme. Një kryeministër që 8 vjet bën vetëm foto, nuk i duhet kerrkujt! Prandaj zgjedhja, nuk ka qene kurre me e qarte dhe me e thjeshte se sot! Nje politikan matet nga veprat dhe jo nga fjalet!

Lulzim Basha ndertoi Rrugen e Kombit, ndersa Edi Rama i vendosi traun!

Basha luftoi per Shqiperine ne NATO, ndersa Rama e ktheu Shqiperine ne delen e zeze te Europes, me krim dhe korrupsion, trafiqe dhe me e renda, futi ne parlament, qeveri dhe administrate, trafikante e kriminele.

Lulzim Basha liberalizoi vizat, duke plotesuar keshtu endrren e miliona shqiptareve, ku te rinjte jane perfituesit me te medhenj, ndersa Edi Rama çoi ne emigrim rreth 150 mije te rinj dhe 500 mije shqiptare.

Basha punoi per pavaresine e Kosoves, ndersa Rama punon çdo dite per fuqizimin e Serbise ne rajon dhe Europe.

Basha projektoi Tiranen moderne dhe europiane, ku nisi ndertimi i Bulevardit te Ri, kthimi i lumit te Tiranes nga vend depozitim plehrash, ne nje oaz per banoret e zones, ndertoi rruge, parqe dhe i dha dimension europian qytetit.

Rama dhe Erion Veliaj nderkohe betonizuan Tiranen, u moren pronen pronareve dhe ua dhane klienteve te tyre. Tirana ne pak vite u shnderrua ne lavatrice te pastrimit te parave, sepse per ta, rryfsheti eshte i pari.

Ne qeveri dhe opozite, Lulzim Basha u angazhua per te pershpejtuar rrugen europiane te Shqiperise. Ne 7 vjet nderkohe Rama e ngadalesoi dhe krijoi cdo dite e me shume pengesa per celjen e negociatave.

Per keto arsye e shume te tjera, rinia sot beson tek Lulzim Basha. Dhe me Lulzim Bashen dhe Partine Demokratike, do te bejme realitet endrren e dhjetoristeve 90, “Shqiperia si gjithe Europa”. 

Ne sot kemi ne fakt shume mesazhe qe na vijne nga organizatat me te medha rinore ne Europe. Yannick Bury, sekretari i marredhenieve me jashte i te rinjve Kristiane Demokrate te Angela Merkel, ka nje mesazh per ju: Yannick Bury (Video) Kryetari i studenteve te qendres se djathte europiane, miku jone Carlo Angrisano ka gjithashtu nje mesazh per te gjithe ju miq. Carlo Angrisano (video) Nderkohe qe tani na vjen dhe mesazhi pershendetes nga nje mik qe pjesa juaj me e madhe e njihni mjaft mire, nga sekretari ekzekutiv i studenteve te djathte europiane Francesco Sissmondini, i cili pervec mesazhit, ka dhe nje thirrje per te rinjte shqiptare.

Tani kam kenaqesine dhe privilegjin qe te ftoj per fjalen e tij, Kryetarin e PD, z. Lulzim Basha. Si shqiptar, si nje djale i ri, i jam mirenjohes per kontributin e tij te pamohueshem per zhvillimin dhe integrimin e vendit. Si bashkepunetor i tij, jam krenar qe jam pjese e ekipit te Partise Demokratike, sebashku me te rinjte e forumit rinor qe kam nderin te drejtoj. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco