Daçiq: Serbia do ta ndihmojë Gjykatën Speciale

Daçiq: Serbia do ta ndihmojë Gjykatën Speciale

12:59, 08/12/2020

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se në periudhën e ardhshme, tema në agjendën e Parlamentit të Serbisë do të jetë Kosova.

Daçiq në seancën e sotme të parlamentit serb tha se do ta ndihmojnë Gjykatën Speciale, sepse siç tha, ”kjo gjykatë është ndryshe nga ajo e Hagës në vitin 2000 për krimet në ish-Jugosllavi”.

”Shteti me siguri do të ndihmojë qasjen tonë të organizuar ndaj kësaj gjykate të re, sepse kjo nuk është e njëjta gjykatë që ishte në Hagë, kjo është gjykatë për krimet e UÇK-së dhe situata është pak më ndryshe nga sa ishte herën e fundit”, tha Daçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të Partisë Socialiste të Serbisë, Tom File.

Daçiq deklaroi se mbetet detyrimi për të përgatitur dokumente dhe për t’i mbrojtur dëshmitarët dhe gjithçka tjetër në mënyrë që, siç tha “të ndihmojmë në sjelljen e drejtësisë për viktimat serbe”.

Fila e pyeti Daçiqin nëse si kryetar i Parlamentit, ai do të nisë një iniciativë në mënyrë që deputetët të kenë një pikë të detyrueshme në rendin e ditës çdo muaj ose një herë në dy muaj, e cila do t’i kushtohej temës së Kosovës.

Siç shkruan rs.1info, ai tha se Komisioni i ashtuquajtur i Asamblesë për Kosovën duhet t’ua paraqesë një raport mbi situatën në Kosovë deputetëve çdo muaj ose çdo dy muaj.

Fila pyeti nëse Qeveria e Serbisë do të formonte një organ që do të kujdesej për rrjedhën e gjyqit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco