Ministri Kuçi vazhdon izolimin, dështon raportimi tek Komisioni Parlamentar për Ekonomi

Ministri Kuçi vazhdon izolimin, dështon raportimi tek Komisioni Parlamentar për Ekonomi

12:23, 08/12/2020

Komisioni Parlamentar për Ekonomi ka miratuar rekomandimet të dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Europian”.

Ndërsa, ka dështuar raportimi i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi lidhur me Rekomandimet e dala nga ”Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Europian”, për shkak të mungesës së ministrit i cili është i infektuar me COVID-19, dhe vazhdon të jetë i izoluar.

Po ashtu edhe shqyrtimi i raportit të Qeverisë me propozimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të ARKEP është shtyrë për ditën e enjte para seancës së Kuvendit.

Kundër shtyrjes së këtij shqyrtimi ishte deputeti Pak Lekaj, i cili tha se është me rëndësi që të zgjidhen sa më parë anëtarët e bordit të ARKEP.

Deputeti nga PDK-ja, Ferat Shala ka shprehur shqetësimet e tij se me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike të miratuar javën e kaluar në Kuvend, siç tha ai sjell çrregullime në sektorin minerarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco