Tre raste të gjyqtarëve të denoncuar po shqyrtohen nga Këshilli Gjyqësor  me dyer të mbyllura

Tre raste të gjyqtarëve të denoncuar po shqyrtohen nga Këshilli Gjyqësor me dyer të mbyllura

11:38, 08/12/2020

Këshilli Gjyqësor (KGjK), ka mbajtur takimin e 243-të me radhë, nën udhëheqjen e kryesuesit, Skender Çoçaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Takimi i sotëm ka filluar me prezantimin e planit të punës së Njësisë për Inspektim Gjyqësor për vitin 2021 nga Kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave, Cerim Fazliji, i cili u aprovua nga anëtarët e këshillit. 

Po ashtu, këshilli aprovoi vendimin për largimin e regjistrave manual nga përdorimi në gjykata si dhe planin për zgjerim në të gjitha gjykatat.

Gjatë takimit, u diskutua draft Memorandumi i bashkëpunimit në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), si dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) si dhe u autorizua Kryesuesi i KGjK-së për nënshkrimin e tyre.

Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dyer të mbyllura për shqyrtimin e tre (3) rasteve disiplinore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco