Video e tmerrshme: Cigarexhiut të mitur nga Prishtina, i lyhen duar me alkool dhe i digjen

Video e tmerrshme: Cigarexhiut të mitur nga Prishtina, i lyhen duar me alkool dhe i digjen

11:25, 08/12/2020

Një gjest i ulët ka ndodhur në një kafene të Prishtinës, ku kamerierët kanë zgjedhur të tallen keq dhe rrezikshëm me një cigareshitës.

Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar një video të momentit kur një cigarexhiu të njohur në Prishtinë, iu lyen duart me një alkool të djegshëm dhe iu vu zjarri.

Cigarexhiu e përjetoi rëndë, duke u mundur t’i fikte e duke bërtitur, ndërkohë që ata që i vunë flakën qeshin dhe e tallnin.

Siç edhe shihet në videon e siguruar nga gazeta, cigarexhiu vazhdon të ndjejë dhimbje dhe mundohet të shmanget nga tavolinat ku iu kurdis gjithçka.

Të qeshurat, ndërkaq, vazhduan me disa sekonda dhe askush nuk e mori mundin ta qetësonte e as t’i ofronte ndonjë ndihmë cigareshitësit.

Ka qenë e pamundur të kuptohet në cilën kafene ka ndodhur. Gjithçka dihet, është se është në një kafene tek rruga e njohur si “te kafetë e vogla”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco