Çim Peka sfidon publikisht zv/ministrin e Ramës: Me lejo të xhiroj në spitalet Covid, nuk dua xhirime nga ERTV

Çim Peka sfidon publikisht zv/ministrin e Ramës: Me lejo të xhiroj në spitalet Covid, nuk dua xhirime nga ERTV

22:02, 07/12/2020

Gazetari Çim Peka i ka bërë në emisionin e tij ‘Çim Peka Live’ i ka bërë një kërkesë publike zv/ministrit të Shëndetësisë, Albert Nikolla që të lejojë kamerat e Syri Tv të filmojnë në spitalet Covid 1, 2, 3 dhe 4.

Peka e bëri këtë kërkesë pas një debati që lidhet  me censurën që po ushtron qeveria ndaj medias duke mos i lejuar të informohet mbi atë që ndodh në spital, apo duke ia dhënë këtë të drejtë vetëm mediave pranë qeverisë për të pasqyruar një realitet krejt tjetër nga ai çfarë është në të vërtetë.

Peka: Nuk dua informacion nga ERTV

Po të bëj një sfidë publike. Me lejoni të futem me kamerën time në Spitalin Covid 1, 2,3 apo 4

Nuk dua të marrë informacion nga kamera e ERTV. Dua të filmoj siç futet operatori i Top- Channel

Nikolla: Unë nuk jam personi që mund tju jap leje, por do ta çoj në organet përkatëse

Jeta Xhara: Zv/minisri na tha ku ka kamera në Rai Uno që hyn në spitale.

Hyn z. Nikolla. Me i leju mediat për të bërë xhirimet e vetë. Kush ka me ta dhënë ty këtë leje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco