Rama shpërndan lajme të rreme/ Abilekaj: ERTV shkel lirinë e medias

Rama shpërndan lajme të rreme/ Abilekaj: ERTV shkel lirinë e medias

21:34, 07/12/2020

Gazetari Enton Abilekaj, deklaroi në Çim Peka LIVE se raporti i Parlamentit Europian, ku thuhet se kryeministri Edi Rama është shpërndarës i lajmeve të rreme me mediat e tij, Top Channel dhe Tema, nuk është i thelluar.

Ai tha se raporti duhej të kishte analizuar më shumë median.

Më tej, Abilekaj u përplas me zëvendësministrin e Shëndetësisë, Albert Nikolla, që tha se ERTV është një stacion televiziv opsional si gjithë të tjerët.

“Ne si gazetare nuk mund të informohemi për asgjë zyrtare nëse nuk ndjekim ERTV-në. Ajo është një agjenci private e pashpallur. Nëse ne duam të shohim se si është gjendja nëpër spitale, duhet të shohim ERTV-në.

Ne jemi të detyruar që të marrim pamje nga ERTV. Është një shkelje e pastër e ligjit, por mbi të gjitha shkelje e lirisë së medias.

Në aktivitetet e kryeministrit nuk lejohen kamera, në spitale nuk lejohen kamera,” tha Abilekaj.

Kurse gazetari Ylli Rakipi tha se ERTV është burimi kryesor i lajmeve të rrema dhe propagandës bolshevike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco