Kryemadhi pret Ambasadorin Vincenzo Del Monaco: Prezenca e OSBE ka një sfidë të madhe në 25 prill

Kryemadhi pret Ambasadorin Vincenzo Del Monaco: Prezenca e OSBE ka një sfidë të madhe në 25 prill

18:28, 02/12/2020

Ditën e sotme, kryetarja e LSI Monika Kryeadhi ka pritur në takim Ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Në postimin e saj në Facebook, Kryemadhi thekson se prezenca e OSBE ka një sfidë të madhe përpara në 25 prill, përsa i takon besimit të qytetarëve tek institucioni i zgjedhjeve.

‘Në zgjedhjet e 25 prillit ne presim një nga pjesëmarrjet më të mëdha, për të qenë një referendum për ndryshim cilësor të gjendjes në Shqipëri’, thotë Kryemadhi.

Postim i plotë i Monika Kryemadhit:

Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasadorin Vincenzo Del Monaco,

Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Shkëmbyem mendime mbi procesin zgjedhor të 25 prillit dhe sfidat e Shqipërisë. Prezenca e OSBE ka një sfidë të madhe përpara, përsa i takon besimit të qytetarëve tek institucioni i zgjedhjeve.

Kjo është një sfidë jo vetëm e prezencës së OSBE këtu, por për të gjithë aktorët politikë dhe sidomos e opozitës shqiptare. Në zgjedhjet e 25 prillit ne presim një nga pjesëmarrjet më të mëdha, për të qenë një referendum për ndryshim cilësor të gjendjes në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco