Deklarata shokuese e 'dijetarit' islam: Ja rregullat si duhet rrahur gruaja

Deklarata shokuese e 'dijetarit' islam: Ja rregullat si duhet rrahur gruaja

15:08, 02/12/2020

Një dijetar mysliman përgjatë një interviste në një televizion egjiptian ka folur mbi temën e rrahjes së gruas në Kuran.

Ai shpjegon se feja islame e lejon rrahjen e gruas, por sipas rregullave të përcaktuara nga Allahu.

“Gruaja nuk duhet rrahur ashtu siç ta ka qejfi, Allahu me këtë ligj, e ka nderuar gruan”, thotë dijetari.

I pyetur nga moderatori se si rrahja mund të cilësohet nder, ai është përgjigjur:  “Po, sepse ka caktuar rregulla, të cilat ndalojnë që ajo të rrihet në fytyrë dhe të shëmtohet. Profeti Muhamed ka thënë: Kur të rrihet gruaja, ajo nuk duhet të qëllohet në fytyrë që të mos shëmtohet, dhe gjatë rrahjes ajo nuk duhet të mallkohet”.

Dijetari mysliman thotë se, kjo bëhet për të disiplinuar gruan.

Gjithashtu gjatë rrahjes ai bën me dije se duhet pasur kujdes, që ajo të mos lëndohet, të mos i shkaktohen plagë, thyerje të kockave, e as të dhëmbëve.

Në procesin e rrahjes dijetari shpjegon se nuk duhet ngritur dora lart, por ajo duhet mbajtur drejtë me gjoksin. Ndërsa rrahja duhet të bëhet në trup, duke mos e qëlluar më shumë se 10 herë dhe jo në të njëjtin vend. E nëse rrahja bëhet me shkop, ai duhet të jetë i shkurtër.

Rrahja sipas tij, duhet të vijë, vetëm pas kritikave dhe ndëshkimit duke mos i dhënë ushqim. E nëse edhe atëherë nuk ka efekt, atëherë lejohet rrahja.

Dijetari i islamit në fund thotë se, në fakt rrahja e gruas në islam është e lejuar vetëm në një rast. Sipas tij, në rastin kur ajo refuzon të flejë me burrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco