Çerdhja në Prishtinë kontribuon për ndotjen e ajrit, përdorë thëngjill për ngrohje të fëmijëve

Çerdhja në Prishtinë kontribuon për ndotjen e ajrit, përdorë thëngjill për ngrohje të fëmijëve

11:33, 02/12/2020

Një çerdhe në mëngjesin e sotëm ka ndotur ajrin në lagjen e Spitalit në kryeqytet. Sipas banorëve aty, çerdhja në fjalë thuajse çdo ditë përdorë thëngjill për nxehje dhe kjo po u pengon atyre, pasi që ajri po bëhet shumë i dëmshëm.

Prishtina edhe këtë vit po përballet me ajër shumë të ndotur dhe shumë të dëmshëm për qytetarët.

Faktorët kryesorë po dalin që janë, veturat, përdorimi i thëngjillit si dhe tymi që po vjen nga termocentralet e Obiliqit.

Ndërkaq në mëngjesin e sotëm një çerdhe në lagjen e Spitalit në kryeqytet, ka ndotur ajrin shumë, ku sipas banorëve aty kjo çerdhe thuajse çdo ditë përdorë thëngjill për ngrohje të fëmijëve që shkojnë aty.

Banorët që kanë dërguar fotografitë në Metro, kanë thënë se kjo nuk është hera e parë që krijohet kaq tym i madh nga çerdhja dhe bëhet ndotje e madhe përreth.

Ndërkaq sipas matësve të Ambasadës së Amerikës për ndotjen e ajrit, sot në Prishtinës ajri është shumë i ndotur dhe i pashëndetshëm. Vlerat e ndotjes kanë shënuar shifrën prej 165 PPM.

Lagjet me ajrin më të ndotur në Prishtinë janë, Muhaxherët, Arbëria, qendra dhe lagja e Spitalit.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco