QKSS: Drejtoria Rajonale të Policisë në Mitrovicë ‘Jug’ me besueshmërinë më të lartë

QKSS: Drejtoria Rajonale të Policisë në Mitrovicë ‘Jug’ me besueshmërinë më të lartë

19:26, 01/12/2020

Ditë më parë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), është publikuar barometri kosovar i institucioneve të sigurisë për vitin 2020, ku sipas këtij publikimi, bazuar në pasqyrimet rajonale, rezulton se besueshmëria e qytetarëve për Policinë e Rajonit të Mitrovicës ‘Jugu’, vazhdon të jetë më e larta.

Sipas këtij barometri, anketimet e qytetarëve edhe këtë vit kanë nxjerrë Policinë Rajonale të Mitrovicë ‘Jug’, si rajonin që prin me besueshmërinë më të lartë nga të gjitha rajonet tjera.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Mitrovicë Avni Zahiti ka thënë se kjo besueshmëri e qytetarëve është vazhdimësi e dëshmuar edhe në dy vjetët paraprake si rajoni më i besuar.

Një perceptim i tillë nga ana e qytetarëve, sipas tij, vjen si rezultat i një fryme aktive policore, me qasje standarde me bazë në komunitet, e demonstruar me veprime konkrete në angazhim dhe integritet të lartë, etik e profesional të Policisë.

‘Indikatorët e kësaj besueshmërie shfaqin principet bazë e reale të një përkushtimi të vazhdueshëm të të gjithë zyrtarëve policorë në të gjitha nivelet strukturore mbi kompetencat e një Drejtorie Rajonale të Policisë sikur rajoni i Mitrovicës Jugu’, tha ai.

Duke vlerësuar barometrin e QKSS-së si një kontribut i rëndësishëm i pasqyrimit real të perceptimit qytetar ndaj institucionit të sigurisë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë ‘Jugu’, u është mirënjohës dhe falënderues të gjithë qytetarëve për besim e shprehur, ky perceptim do të jetë motiv shtesë dhe zotim për të vazhduar tutje drejt përmbushjes së synimeve të përbashkëta në ofrim të sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco