‘Merkel e drejtpërdrejtë’/ Gjosha: Shqipëria rrezikon të ndahet nga MV, mund të kalojë në bllokun e Kosovës dhe Bosnjës

‘Merkel e drejtpërdrejtë’/ Gjosha: Shqipëria rrezikon të ndahet nga MV, mund të kalojë në bllokun e Kosovës dhe Bosnjës

17:05, 01/12/2020

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka komentuar deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel, në lidhje me negociatat për Shqipërinë.

Në një prononcim për Syri Tv, Gjosha bëri me dije se deklarata e Merkel ishte e drejtpërdrejtë, ndërsa theksoi nëse Shqiëria ndahet nga Maqedonia e Veriut rrezikon të kalojë në bllokun e Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës.

Më tej Gjosha u shpreh se plotësimi i 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian varet nga ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Sipas saj 15 kushtet mund të plotësohen për disa muaj nëse ka vullnet nga ana e mazhorancës.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco