U shokua kur e pa qenin që po tërhiqte vajzën zvarrë, kur zbuloi arsyen ngeli në vend

U shokua kur e pa qenin që po tërhiqte vajzën zvarrë, kur zbuloi arsyen ngeli në vend

15:13, 01/12/2020

Familja Sviliçiç nga Australia vendosi të adoptojë një kafshë nga një strehë e kafshëve Australiane.

Pasi shohin disa qen, ata vendosën një “Doberman” me emrin Khan. E vogla e familjes, Charlotte, 17 muaj mezi priste një pjesëtar të familjes dhe kishte një mik të ri.

Vajza dhe qeni menjëherë formuan një çift të aventurave, më saktë miqësi të pandashme.

4 ditë pasi Khan kishte ardhur në familje, Charlotte dhe qeni ishin duke luajtur në oborrin e shtëpisë në qytetin e Atherton, në verilindje të Australisë.

Papritmas, Khan filloi të sillet disi agresiv. Ai e shtyu vajzën, e mori dhe po e tërhiqte nga kopshti. Ai donte ta largonte nga një gjarpër i rrezikshëm.

Catalina, mamaja e Charlotte-s thotë:

Në qoftë se unë nuk do kisha parë atë me sytë e mi, kurrë nuk do ta besoja. Khan ishte i përqendruar me të vërtetë, duke u përpjekur për të nxituar, e kishte kapur vajzën nga pëlhura, e kishte ngritur një metër dhe vraponte.”

Në përpjekjen e tij për të shpëtuar të voglën, Khan ka marrë një pickim nga gjarpri në këmbë.

Nuk munda ta besoj, u pikëllova shumë. Ai po mbronte vogëlushen time… Pasi u kafshua, Khan vrapoi në shtëpi dhe u shemb. Menjëherë e dërguam atë në një veteriner për të marrë një injeksion të anti-he.lm serum.

Khan ka kaluar një natë me shumë dhimbje, por arriti të mbijetojë dhe të nesërmen, tashmë duke ngrënë mëngjes si zakonisht”, ka thënë Catalina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco