Harrohet ‘Shtëpia e Verdhë’, Specialja ka zbuluar një tjetër vend në Shqipëri, ku pretendohet se krerët e UÇK-së kryen krimet

Harrohet ‘Shtëpia e Verdhë’, Specialja ka zbuluar një tjetër vend në Shqipëri, ku pretendohet se krerët e UÇK-së kryen krimet

14:57, 01/12/2020

Aktakuza e rishikuar e Prokurorisë Speciale të Hagës hedh pretendime se një sërë krimesh të ndryshme janë kryer në zonat e veriore të Shqipërisë në periudhën mars 1998- shtator 1999.

Saktësisht Prokuroria Speciale ngre dyshime të forta se këto krime kanë ndodhur në zonat e Kukësit dhe Hasit.

Së bashku në Kosovë dhe zonat veriore të Shqipërisë, Prokuroria Speciale e Hagës dyshon se janë kryer të paktën krime ndaj 392 individëve.

Më imtësisht, një akuzë më vete është ajo e periudhës maj-qershor 1999, ku ish-liderët e UÇK akuzohen se në ish-fabrikën e metaleve të Kukësit kanë paraburgosur 12 individë, të cilët u arrestuan dhe ruheshin në periudha të ndryshme kohore.

Po ashtu ka pretendime se ish-anëtarët e UÇK edhe kanë vrarë në ish-fabrikën e metaleve në Kukës.

”Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se ndërmjet harkut kohor maj -qershor 1999, të paktën 12 individë u morën në paraburgim nga anëtarët e UÇK-së dhe u mbajtën në dhoma të izoluara me dritare të mbyllura në fabrikën e metaleve në Kukës, Shqipëri.

Të arrestuarit në fjalë mbaheshin në pranga dhe anëtarët e UÇK-së, i shoqëronin në tualet. Ata qëndruan në paraburgim në periudha të ndryshme kohore.”– thuhet në dokument.ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco