Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vazhdon t’iu tregojë fore përkrahësëve të tij, të cilët po ‘shkrihen’ së qeshuri.
Kurti në një nga ndejat e fundit me aktivistë të tij, sërish ju ka treguar lidhjen familjare që ka me Glauk Konjufcën.
“Gjyshi i babes të Glaukut nga ana e nanës së atij e ka djalë të axhës gjyshin e burrit të qikës të tezes tem”, thotë Kurti në një video që ka siguruar Reporteri.net.
Pas këtij zbërthimi të Kurtit, i cili qëndron në këmbë derisa e bën këtë gjë, përkrahësit e tijq ë gjenden brenda një dhome ja plasin të qeshurën.
Kjo është hera e dytë që Kurti zbërthen lidhjen familjare me Konjufcën, pasi e bëri edhe ditë më parë, çka shkaktoi reagime dhe humor të jashtëzakonshëm në rrjetete sociale.
© SYRI.net