Nuk janë të pakta rastet kur shqiptarët besojnë në magjinë e zezë, të quajtur ndryshe si sehire në gjuhën e popullit.
Së fundmi, hoxha i njohur kosovar, Drilon Gashi, ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook disa pamje nga një faqe që pretendon se shëron njerëzit nga magjia e zezë.
Në fotografi shihet se në një shtëpi është demoluar krejtësisht dera, ku sipas tyre janë gjetur disa shenja të magjisë së zezë.
Në atë faqe thuhet se janë gjetur tek dyert e shtëpisë flokë qime të lidhura në nyje.
Mjafton një klikim në këtë faqe dhe dalin postime të shumta sipas të cilave dëshmojnë se magjia e zezë dhe sehiret ekzistojnë dhe që ata mund t’i largojnë ato.
Hajmali, penj, dhe, qime të lidhura e shumëçka tjetër shfaqet në profilin e faqes ‘Rukje-Sherim-Shkup’ në Facebook.
E hoxha Gashi i cili kohë më parë pati deklaruar se të tilla gjëra nuk ekzistojnë, ka ironizuar me postimin duke thënë se e paskan thyer edhe derën duke u munduar të gjejnë gjurmët e djallit (dreqit).
Ai ndër të tjera pati thënë se djalli (dreqi) nuk ekziston dhe se nuk ka botë të përtejme e as xhenet e as xhehenem.
“Edhe nëse ka aty mund të hyjë secili që nuk bën punë të liga dhe ai i cili nuk ka njohuri për rregullat që ka zbritur Zoti në Tokë me anë Kuranit, Bibles etj”, ka thënë ai.
Ky është postimi i plotë i hoxhës:
E paskan thyer edhe derën, duke u mundu t’i gjejnë gjurmët e dreqit.
E paskan thyer edhe derën, duke u mundu t'i gjejnë gjurmët e dreqit ????. Bestëytnia nuk është mahi...
Posted by Drilon Gashi on Tuesday, December 1, 2020
© SYRI.net