Jo veç foto, këto janë pamjet me video ku po mbahen Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi, aty ka mjekë, kuzhinë e rregull

Jo veç foto, këto janë pamjet me video ku po mbahen Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi, aty ka mjekë, kuzhinë e rregull

14:23, 01/12/2020

Shtatë ish-udhëheqës politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po mbahen në paraburgim në Hagë. Ata akuzohen për një sërë veprash, nga ato për frikësim të dëshmitarëve që rëndojnë mbi ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës e deri te vrasjet dhe trajtimi mizor i njerëzve, për të cilat akuzohen ish-krerët e UÇK-së si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Salih Mustafa.

Objekti i Paraburgimit i Gjykatës Speciale ndodhet në kompleksin e burgut Haaglanden në Hagë. Ky burg është unik në Holandë dhe i vetmi ku për të paraburgosurit ofrohen 24 orë në ditë shërbime të trajtimit fizik dhe psikiatrik. Haaglanden është i vendosur në Scheveningen dhe mund të strehojë rreth 200 persona.

Përmes një video-storie të publikuar në ëeb-faqen e këtij burgu në internet, është paraqitur puna e përditshme e disa punëtorëve brenda tij. Në Qendrën Psikiatrike të Burgjeve bëhet kujdesi dhe trajtimi i të burgosurve me probleme psikiatrike, ndërsa në pjesën tjetër të institucionit, Qendrën Gjyqësore për Kujdesin Somatik ofrohet kujdes mjekësor.

“Unë quhem Edith. Kam 20 vjet që punoj këtu në Qendrën Gjyqësore të Kujdesit Somatik. Shpesh njerëzit kanë ankesa psikologjike, por në parim ne mund të kujdesemi për të gjithë këtu”, është shprehur një infermiere.

Ëilbert, oficer i sigurisë në këtë burg, ka thënë se për të “gjëja më e rëndësishme është ruajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë për stafin, të paraburgosurit dhe vizitorët”.

Ndërsa, një psikolog i këtij burgu ka treguar, po ashtu, sfidat lidhur me punën e tij të përditshme.

Sipas rregullave të brendshme të burgut Haaglanden, vizitat për personat që mbahen në këtë objekt janë një orë në javë.

Të paraburgosurit dhe ata që vizitojnë këto qendra të shëndetit brenda burgut, kalojnë disa kontrolle në hyrje-dalje që nisin përmes biometrisë me skanimin e gishtit. Këto qendra të shëndetit ofrojnë terapi të ndryshme për pacientët si ushtrime, psikoterapi, terapi muzikore, krijuese etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco