Projekt për fuqizimin e 500 të rinjve në punë praktike

Projekt për fuqizimin e 500 të rinjve në punë praktike

13:50, 01/12/2020

Zëvendës kryeministri Besnik Tahiri, tha se angazhimi i të rinjve dhe infrastruktura ligjore që garanton siguri, punë e aktivizëm të të rinjve në Kosovë duhet të jetë kruciale për institucionet e Kosovës.

Ai tregoi se vizitoi zyrat e reja të UNICEF, ku po vazhdojnë punën e pandalshme rreth fuqizimit të fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë. 

"Kënaqësi që nesër do të lansojmë së bashku Kosovo Generation Unlimited përmes së cilës synohet fuqizimi i 500 të rinjve në punë praktike", tha Tahiri.


Zv.kryeministri shtoi se në këtë aspekt, është më se e rëndësishme për të rinjtë kosovarë të familjarizohen me konceptin e punës praktike, përmes së cilës, ata do ta kenë mundësinë të zhvillojnë shkathtësitë dhe aftësitë e tyre për të pasur sukses në tregun e punës.

Ai shtoi se bashkëpunimi me UNICEF-in do të vazhdojë edhe më tej në zhvillimin e programeve që prekin pikën më vitale të shoqërisë kosovare – rininë, që të gëzojnë të drejtat e tyre njerëzore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco