Hoxhaj shpreh ngushëllime për vdekjen e nënkryetarit të Shkupit

Hoxhaj shpreh ngushëllime për vdekjen e nënkryetarit të Shkupit

13:24, 01/12/2020

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nënkryetarit të Shkupit, Enver Maliqi.

 

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se me pikëllim sot mori lajmin se ka ndërruar jetë miku i tij, nënkryetari i parë shqiptar i qytetit të Shkupit, Enver Maliqi.

Statusi i plotë i Enver Hoxhajt:

Me pikëllim sot morëm lajmin se ka ndërruar jetë miku ynë, nënkryetari i parë shqiptar i qytetit të Shkupit, Enver Maliqi.

 

Si një ndërmarrës i sukssesshëm në Maqedoni të Veriut, ai asnjëherë nuk ka ditur që të dallojë shqiptarët në bazë të kufijve, por i ka mbështetur dhe ndihmuar kudo që është paraqitur nevoja. 

Enveri, si kontribues i madh dhe i vazhdueshëm i çështjeve kombëtare dhe humanist i devotshëm, por më së shumti si mik, do të jetë i paharruar dhe do të na mungojë jashtëzakonisht shumë të gjithëve.

Ngushëllimet më të thella familjes Maliqi dhe shqiptarëve kudo për këtë humbje të madhe!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco