Thyen derën dhe gjetën qime nyje si shenjë magjie: Hoxhë Gashi i denoncon

Thyen derën dhe gjetën qime nyje si shenjë magjie: Hoxhë Gashi i denoncon

13:17, 01/12/2020

Nuk janë të pakta rastet kur shqiptarët besojnë në magjinë e zezë, të quajtur ndryshe si sehire në gjuhën e popullit.

Së fundmi, hoxha i njohur kosovar, Drilon Gashi, ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook disa pamje nga një faqe që pretendon se shëron njerëzit nga magjia e zezë.

Në fotografi shihet se në një shtëpi është demoluar krejtësisht dera, ku sipas tyre janë gjetur disa shenja të magjisë së zezë.

Në atë faqe thuhet se janë gjetur tek dyert e shtëpisë flokë qime të lidhura në nyje.

Mjafton një klikim në këtë faqe dhe dalin postime të shumta sipas të cilave dëshmojnë se magjia e zezë dhe sehiret ekzistojnë dhe që ata mund t’i largojnë ato.

Hajmali, penj, dhe, qime të lidhura e shumëçka tjetër shfaqet në profilin e faqes ‘Rukje-Sherim-Shkup’ në Facebook.

E hoxha Gashi i cili kohë më parë pati deklaruar se të tilla gjëra nuk ekzistojnë,  ka ironizuar me postimin duke thënë se e paskan thyer edhe derën duke u munduar të gjejnë gjurmët e djallit (dreqit).

Ai ndër të tjera pati thënë se djalli (dreqi) nuk ekziston dhe se nuk ka botë të përtejme e as xhenet e as xhehenem.

“Edhe nëse ka aty mund të hyjë secili që nuk bën punë të liga dhe ai i cili nuk ka njohuri për rregullat që ka zbritur Zoti në Tokë me anë Kuranit, Bibles etj”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco