Si e shpëtuan Michelle dhe Barack Obama martesën pas daljes nga Shtëpia e Bardhë? Zbardhen sekretet

Si e shpëtuan Michelle dhe Barack Obama martesën pas daljes nga Shtëpia e Bardhë? Zbardhen sekretet

14:48, 24/11/2020

Jeta për Barack dhe Michelle Obama u bë më e bukur pas përfundimit të mandatit të Barack si president dhe daljes nga Shtëpia e Bardhë.

Puna e tij si president e kishte ngarkuar shumë familjen dhe pavarësisht se Michelle e kuptonte pozitën e bashkëshortit, kjo gjë e stresonte shumë.

Obama ishte tepër i fokusuar tek punët e tij dhe kjo e kishte “ftohur” disi me familjen, siç ka treguar ish-presidenti në një intervistë për “People”.

“Gjatë kohës që ishim atje, Michelle ndjente një tension të madh. Presioni, stresi, nevoja për të rregulluar gjithçka, nevoja për të qenë “gati” në çdo moment. Ka patur raste kur mendoj se ajo ishte e irrituar, e trishtuar ose e zemëruar, por e dinte që kisha Afganistanin ose krizën financiare për t’u shqetësuar, kështu që nuk më tregonte gjë.”- ka thënë Obama.

Gjithashtu, ai rrëfeu se dalja nga Shtëpia e Bardhë ishte një lehtësim i madh për familjen e tyre.

Fëmijët ishin rritur, ndaj Michelle dhe Barack kishin më shumë kohë për të kaluar me njëri-tjetrin dhe për të “shpëtuar” martesën e tyre.

“Ishte sikur kishim mbajtur frymën për shumë kohë dhe më në fund, e lëshuam. U desh pak kohë që ajo të më tregonte se si ishte ndjerë, por ajo vendosi të fliste me mua dhe më në fund, ishte në gjendje të merrte frymë dhe të relaksohej. E dini fjalën e urtë: “Nëse mamaja është e lumtur, të gjithë janë të lumtur”. Kjo vlen shumë për familjen tonë.

Tani që vajzat tona u rritën dhe ne nuk kemi më aq shumë shqetësime për to, unë dhe Michelle mund të qeshim dhe të kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin.”- ka treguar ish-presidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco