Kryediplomati hungarez: Nuk është e drejtë që Kosova të jetë kusht që Serbia të hyjë në BE

Kryediplomati hungarez: Nuk është e drejtë që Kosova të jetë kusht që Serbia të hyjë në BE

22:55, 31/10/2020

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto, deklaroi se nuk është e drejtë që zgjidhja e çështjes së Kosovës të jetë një parakusht që Serbia të bashkohet me BE-në ose të përshpejtojë integrimin e saj.

“Nuk është e drejtë që ajo të jetë një parakusht dhe ne nuk duhet të jemi të tillë,” i tha Sijarto TV Prva.

Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, është shprehur i kënaqur me mënyrën në të cilën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, merr parasysh mendimin e hungarezëve, raportojnë mediat serbe.
“Qasja dhe pikëpamja e Vuçiq për të ardhmen janë një themel i rëndësishëm në bashkëpunimin e mirë që kemi”, tha Sijarto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco