Ministri me polici i mbyll 'kafet e vogla' në Prishtinë

Ministri me polici i mbyll 'kafet e vogla' në Prishtinë

23:33, 30/10/2020
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në këto momente ka mbyllur disa lokale në Prishtinë, bëhet fjalë për “Kafenetë e vogla”. “Pas inspektimit nëpër kafene shihej se nga 8 persona ishin në një tavolinë”, tha Zemaj për RTV21. Ministria e Shëndetësisë, ka paralajmëruar se Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike rreth Covid-19 do të mblidhet nesër për të shqyrtuar propozimet e reja për aplikimin e disa masave me qëllim që të parandalohet përkeqësimi i situatës epidemiologjike që do të mund të çonte te kufizimet ekstreme. Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit vdiqën katër persona, të cilët ishin të prekur me Covid-19, ndërsa u konfirmuan 418 raste të reja, derisa u shëruan 67 pacientë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco