Plagoset rëndë nga tërmeti 14 vjeçari shqiptar, transportohet me helikopter në spital

Plagoset rëndë nga tërmeti 14 vjeçari shqiptar, transportohet me helikopter në spital

23:06, 30/10/2020

Midis të plagosurve të tërmetit tronditës që goditi brigjet e Turqisë dhe të ishujve grekë, ndodhet edhe një i mitur me kombësi shqiptare. E. M, nga Lezha, mësohet se ka mbetur i lënduar rëndë në ishullin grek të Samos.

14-vjeçari ka pësuar goditje në kokë, në këmbë si edhe ka thyer krahun.

Në orën 15.00 të ditës së sotme i mituri është transportuar me helikopter në një spital në Athinë.

Djali ishte duke u kthyer nga shkolla kur një mur që u shemb nga tronditjet e tërmetit e zuri poshtë.

Në Samos raportohet se kanë mbetur të plagosur 19 persona, ndërsa dy adoleshentë kanë humbur jetën.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco