Gërmisë  i shtohet edhe Parku i Aventurave

Gërmisë i shtohet edhe Parku i Aventurave

22:19, 30/10/2020

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli në rrjetin social ‘Facebook’, ka njoftuar se së shpejti parku i Gërmisë do të ketë edhe ‘Parkun e Aventurave, raporton Syri net Kosova

Sipas tij, Parku i Aventurave do të ketë 67 elemente në total të kategorizuar për moshat 4+vjeç.

“Parku i Aventurave do të ketë gjithsej 67 elemente në total të kategorizuara për moshat 4+ vjec, me kapacitet 110 vizitorë dhe padyshim se do të e vendos Prishtinën në hartën e vendeve atraktive për të vizituar”, ka shkruar Selimi.

Po ashtu komuna e Prishtinës dhe SwissContact dhe SportMarketing nënshkruan kontratën për bashkëfinancimin e Parkut të Aventurave.

Më poshtë keni postimin e plotë të Pacollit:

Parku i Gërmisë shumë shpejt do të ketë edhe “Parkun e Aventurave”. Parku i Aventurave do të ketë gjithsej 67 elemente...

Posted by Selim Pacolli on Friday, October 30, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco