Vdes kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, ai kishte urrejtje të madhe për Kosovën

Vdes kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, ai kishte urrejtje të madhe për Kosovën

10:18, 30/10/2020

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije, vdiq mëngjesin e së premtes.

Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila tha se Amfilohije, 82 vjeç, vdiq në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë.

Udhëheqësja e Klinikës së Pulmologjisë në këtë spital, Jellena Boroviniq Bojoviq, tha pas mesnatës së shkuar se gjendja e mitropolitit është serioze, se është intubuar dhe vendosur në ventilim invaziv.

Më 7 tetor është bërë e ditur se Amfilohije është shtruar në spital për trajtim të koronavirusit.

Fillimisht, mjekët e kanë vlerësuar situatën e tij si të qëndrueshme.

Mali i Zi ka regjistruar gjithsej mbi 17,300 raste me koronavirus dhe 282 viktima.

Amfilohije njihej për urrejtje ndaj Kosovës.

Ndër deklaratat e tij ishte edhe ajo kushtuar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq se është një ‘tradhtar’, pasi sipas tij ai do të dorëzohet dhe do ta jap Kosovën përfundimisht.

“Vuçiq është një tradhtar, për shkak se sipas sjelljeve dhe veprimeve të tija ai do ta tradhtojë Kosovën”, ka thënë Amfilohije për agjencinë e lajmeve nga Podgorica ‘Vijestima’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco