Nis inciativa për qeverisje të hapur dhe të mirë

Nis inciativa për qeverisje të hapur dhe të mirë

09:49, 30/10/2020

Open Data Kosovo në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë / Zyra e Kryeministrit kanë organizuar ngjarjen e lansimit të projektit “Iniciativa për Qeverisje të Hapur dhe të Mirë” të financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, pjesë e Programit Matra 2020.

Projekti ka për synim rritjen e nivelit të hapjes dhe qeverisjes së mirë të institucioneve të Kosovës me anë të Partneritetit të Qeverisë së Hapur (OGP).

OGP është iniciativë jopolitike që ka për qëllim arritjen e zotimeve nga qeveritë kombëtare dhe instanca të tjera qeveritare që të promovohet qeverisja e hapur, fuqizimi i qytetarëve, luftimi i korrupsionit dhe përdorimi i tekonlogjive të reja.

Carin Lobbezoo, ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, tha se koncepti i të dhënave të hapura është bërë shumë i rëndësishëm në mënyrën se si i shohim politikat publike, zhvillojmë dhe komunikojmë përmes tyre. Gjithashtu, Lobbezoo uroj që përmes këtij projekti të arrihet transparenca dhe llogaridhënia për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Habit Hajredini, drejtor i Zyres për Qverisje të Mirë / Zyra e Kryeministrit tha se qeverisja e hapur dhe transparente mundëson realizimin e projekteve më të mira karshi qytetarëve të Kosovës. Ai shtoi se parimet që Zyra e Kryeministrit ndjek kerkojnë gjithëpërfshirjen institucionale që këto institucione të jenë më të hapura, transparente dhe llogaridhënëse.

Blerta Thaçi, drejtore ekzekutive në Open Data Kosovo theksoi dhe uroj që në partneritetin e qeverisë së hapur, ku tashmë janë anëtare 78 shtete, Kosova të zë vendin e 79-të. Ajo shtoi se për Open Data Kosovo është i rëndësishëm bashkëpunimi mes institucioneve publike me shoqërinë civile dhe qytetarët e Kosovës, që shkon përtej anëtarësimit në OGP.

Paulina Behluli, koordinatore e Projektit në Open Data Kosovo, shpjegoi në detaje projektin dhe iniciativën që do të ndërmerret krahas këtij projekti. Ajo theksoi se qëllimi kryesor i projektit është hapja institucionale dhe qeverisja e mirë krahas parimeve kryesore të partneritetit të qeverisë së hapur.

Ana Drakic, Drejtore e Projekteve në East-West Management Institute tregoi misionin e EWMI; organizata partnere e zbatimit të këtij projekti dhe fokusin e tyre në qeverisjen e hapur dhe në sigurimin e anëtarësimit të shteteve të ndryshme në OGP.

Kujtim Gashi u shpreh i hapur për bashkëpunimin e rradhës dhe theksoi se ASHI është bartëse e politikave dhe aktiviteteve të fushës së teknologjisë informative dhe komunikimeve teknologjike që lidhen ngushtë me aktivitetet e hapjes së të dhënave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco