Familja e Lavdrim Muhaxherit, nuk po duan ta marrin vajzën e tij në Kosovë

Familja e Lavdrim Muhaxherit, nuk po duan ta marrin vajzën e tij në Kosovë

09:39, 30/10/2020

Pak ditë më parë gruaja dhe vajza e kreut të shqiptarëve të ISIS erdhi në Shqipëri.

Në këtë shtëpi në Kaçanik jetojnë familjarët e Lavdrim Muhaxherit, i cili ishte udhëheqës i shqiptarëve në formacionet ushtarake të ashtuquajtura Shteti Islamik në Siri.

Në mesin e 5 personave të ardhur në Shqipëri, është edhe vajza e Lavdrim Muhaxherit, bashkë me nënën e saj shtetase shqiptare. Të lodhur nga mediat, babai dhe vëllezërit e Muhaxherit nuk kanë pranuar të flasin para kamerave.

Prapa kamerave thonë se ende nuk kanë kontaktuar me nënën e vajzës, në këtë rast gruan e Muhaxherit dhe nuk duan që ta marrin vajzën në Kaçanik pa pëlqimin e saj.

Lavdrim Muhaxheri besohet të jetë vrarë në luftërat e Sirisë, në Qershor të vitit 2017.

Bedri Elezi, drejtor për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare mirëpret veprimin e qeverisë shqiptare për kthimin qytetarëve shqiptarë. Shpreson që shpejt të kthehen edhe qytetarët e tjerë të Shqipërisë, si dhe të Kosovës të mbetur nëpër kampe në Siri.

Kosova në Prill të vitit të kaluar kishte riatdhësuar 110 persona, shumica gra e fëmijë të cilët gjendeshin në kampet siriane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco