Ballkani nën ndikimin e anticiklonit afrikan, që influencon stabilitet të motit

Ballkani nën ndikimin e anticiklonit afrikan, që influencon stabilitet të motit

07:00, 30/10/2020
Gadishulli i Ballkanit  do të ndikohet nga aktiviteti i Anticiklonit afrikan i cili do të influencojë stabilitet të motit në fundin e tetorit në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E Premte  dt 30 Tetor 2020

E Premte  dt 30 Tetor 2020 moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në orët e para të mëngejsit, gradualisht gjatë ditës vranësirat do t’ia lenë vendin kthjellimeve. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  8/17°C

Zonat e ulëta  11/23°C

Zonat bregdetare 13/22°C

E Premte dt 30 Tetor 2020

Kosova për ditën e Premte dt 30 Tetor 2020 moti do të jetë me mjegull në orët e para të mëngjesit, vranësira dhe reshje të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C në mëngjes, ndërsa vlerat maksimale do të luhaten 14°C-17C° gradë Celcius.

E Shtunë  dt 31 Tetor 2020

E Shtunë  dt 31 Tetor 2020 moti do të jetë me kthjellime vranësira mesatare ku nuk do të mungojë mjegulla në mëngjes. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore 5/17°C

Zonat e ulëta  7/22°C

Zonat bregdetare 12/22°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco