VIDEO/Nuk flas tjetër përveç tenderit, ja momenti kur ministri Blerim Kuçi lëshon studion

VIDEO/Nuk flas tjetër përveç tenderit, ja momenti kur ministri Blerim Kuçi lëshon studion

22:26, 29/10/2020

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi është larguar nga emisioni debatues në RTV Dukagjini, duke thënë se nuk flet për çështje të tjera, përveç tenderit.

Kuçi ka thënë se do ta shqyrtojë dorëheqjen nëse Autoriteti Kosovar i Konkurrencës vlerëson se ka konflikt interesi në tenderin 5 milionë eurosh, të fituar pikërisht nga kompania e tij.

Kështu tha ai në Debat Plus, ku më pas edhe u largua nga studioja.

“Nëse konkludohet se në këtë rast ka konflikt interesi, unë do të shqyrtoj dorëheqjen nga pozita ime si ministër i Ekonomisë”, tha ai.

Pas kësaj, Kuçi u largua duke thënë se nuk pranon të flas për çështje të tjera, ani pse duhej të përgjigjej si ministër për temat në të cilat ka përgjegjësi.

Kujtojmë se për disa ditë radhazi në vend është diskutuar tenderi 5 milionë euro për ndërtimin e spitalit të Prizrenit, i cili është fituar pikërisht nga kompania “Hidroterm”, pronar i së cilës është Blerim Kuçi.

Më poshtë momenti kur ai e lëshon emisionin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco