Maliqi/ Përkrahja e Macron për karikaturën e Profetit është mbjellje e urrejtjes

Maliqi/ Përkrahja e Macron për karikaturën e Profetit është mbjellje e urrejtjes

19:51, 29/10/2020

Labinot Maliqi, Drejtor Ekzekutiv në Qendrën Kosovare për Paqe, ka thënë se sulmi terrorist që ndodhi sot në Nice të Francës është goditje për çdo njeri.

“Dënojmë këto veprime sepse janë kundër vlerave njerëzore. Terrorizmi nuk ka fe”, është shprehur ai.

Sa i përket karikaturimit të figurës së Profetit Muhamed, ai ka thënë se është nënçmuese dhe fyese për të gjithë besimtarët.

“Profetin Muhamed e duam më shumë sesa vetveten tonë. Ai që luan me vlerat njerëzore i bën dëm shoqërisë. Feja Islame e dënon ashpër çdo krim dhe terror pavarësisht se kush është kryesi. Kush e vret një njeri pa të drejtë është sikurse të ketë vrarë tërë njerëzimin”.

“Presidenti Emanuel Macorn ka bërë një gabim të madh që të mbështesë edhe zyrtarisht karikaturat që janë fyese ndaj profetit Muhamed. Prej kësaj ndihen të fyer dhe të rrezikuar myslimanët që zbatojnë ligjet e Francës por edhe ata që jetojnë në rruzullin tokësor”.

“Myslimanët po frikësohen në masë të madhe dhe po i ikin masës, marketeve. Ata janë strukur nëpër shtëpi. Kushdo që mbështet karikaturat e tilla bën gabim të madh. Me vet faktin që ai mbështet karikaturat e tilla që fyejnë figurën e Muahmedit, kjo është mbjellje e urrejtjes”./kk/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco