Driton Lajçi jep dorëheqje nga drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Specialja

Driton Lajçi jep dorëheqje nga drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Specialja

19:45, 29/10/2020

Ka dhënë dorëheqje drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale, Driton Lajçi, është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), shkruan Reporteri.net.

Reporteri.net mëson se Lajçi ka dhënë dorëheqje për arsye personale.

Siç mëson, ai do të kthehet sërish në vendin e mëparshëm të punës, në PTK.

Kujtojmë se Lajçi ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, për pengimin e mundshëm të drejtësisë, përfshirë edhe pretendimet për shkelje të neneve të Kodit Penal të Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me pengimin e provave ose procedurave zyrtare dhe frikësim gjatë kryerjes së procedurës.

Lajçi është marrë në pyetje në Hagë, më 17 tetor 2019, duke u mbrojtur në heshtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco