Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

07:41, 27/10/2020

Ngjarjet e paralajmëruara për sot.

 

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me zhvillimet në Policinë e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrton raportin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, do të bëjnë shpërndarjen e motokultivatorëve me frezë, në kuadër të prjektit: “Furnizimi me Mekanizëm Bujqësorë”. (Te parkingu mbrapa Shtëpisë së Bardhë, ora 10:00)

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj takon kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. (MSH, ora 10:30)

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nënshkruan marrëveshje të mirëkuptimit me Institucionet e Arsimit të Lartë të Kosovës. (Objekti i ish-MZHE, kati i katërt, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton në parim Projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike dhe do të ketë raportim nga ana e Blerim Kuqit, ministër i Ekonomisë dhe ambientit, lidhur me emërimet e fundit në bordet e përkohshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës (FSBK) protestojnë para ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë. (Ora 11:00)

Lëvizja FOL organizon forumin online FOL Hapur me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott. (Diskutimi mbahet përmes platformës online ZOOM, ora 11:30 – 12:30)

Kryeministri Avdullah Hoti vendos kurora me lule te shtatorja e Ukë Bytyçit, me rastin e 18-vjetorit të vrasjes së tij. (Oborri i Komunës, Suharekë, ora 12:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, do të zhvillojë një vizitë pune në pikën kufitare në Merdare, lidhur me zbatimin e marrëveshjeve Kosovë – Serbi. (Ora 12:00)

AGK me mbështetje nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), do të publikojë hulumtimin “Ndikimi i Pandemisë Covid-19 në gjendjen ekonomike të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve”. (Hapësira e Fondacionit 17, ora 13:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton në parim Projektligjin për të drejtën ndërkombëtare private, i ftuar ministri i Drejtësisë Selim Selimi. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 13:00)

Komisioni për Arsim shqyrton listën e kandidatëve për Anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Bujar Dugollin, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë (Ora 13:00) dhe Mrika Tahirin, ish- drejtore Menaxhuese në orën 14:00 (pritet të konfirmohet).(Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 13:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton mbi mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco