A do ta shkarkojë të martën Agim Veliun kryeministri Hoti? Ja parashikimi i analistit Miftaraj

A do ta shkarkojë të martën Agim Veliun kryeministri Hoti? Ja parashikimi i analistit Miftaraj

21:09, 26/10/2020

Njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka reaguar për tenderin emergjent nga Ministria e Punëve të Brendshme, raporton Syri Kosova

"Tenderi emergjent, që Ministria e Brendshme e ka negociuar vetëm me këtë kompani, vlera që do të duhej të paguhej për targa është mbi 110mijë euro në muaj, për dallim nga tenderi i rregullt që parasheh shumën mujore prej 38.8 mije eurosh”, ka shkruar Miftaraj.

Sipas tij kur u vodhën 2 milion euro nga Thesari i Shtetit i ma i vogël u bënë policë , prokuror dhe gjykatës.

“Kur u vjedhen 2milionë Euro nga Thesari i Buxhetit i madh i vogël u bënë policë, prokuror dhe gjykatës me hetu, ndjek penalisht dhe gjykua kryesit potencial te vjedhjes.(Veprim i duhur, kërkesa për drejtësi duhet me qene e pakompromis)”, shprehet ai.

Po ashtu ai tregon se një tender i Agim Veliut për vetëm katër muaj, mundet me dëmtua buxhetin e Kosovës prej 284,800 euro, nëse zbatohet.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Sipas tenderit emergjent, që Ministria e Brendshme e ka negociuar vetëm me këtë kompani, vlera që do të duhej të paguhej...

Posted by Ehat Miftaraj on Monday, October 26, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco